Itali: Arrestohet shqiptari, kokaina iu gjet e fshehur në oriz

23:29 | 16 Korrik 2023
Diellza Gashi

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Ngjarja ka ndodhur në Ankona, ku 32-vjeçari u kap me 104 qese kokainë.

Ai u ndalua nga autoritetet italiane.

Shqiptari po drejtonte një veturë të marrë me qira, ku u gjet edhe sasia e “pluhurit të bardhë”.

Policia bastisi edhe shtëpinë e tij duke gjetur edhe sasi tjera droge dhe para.

Mediat italiane njoftojnë se droga ishte fshehur në oriz.

Ai është i njohur për policinë pasi edhe më parë ka vepra penale, që lidhen me trafikimin e drogës.

32-vjeçari shqiptar tani duhet të përballet me drejtësinë.

Të ngjashme