Google ADS

Moti sot në Kosovë, temperaturat arrijnë 36 gradë

07:09 | 17 Korrik 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 15 deri në 19 gradë celsius, ndërsa ajo minimalja ndërmjet 33 deri në 36 gradë celsius, shkruan Arbresh.info.

Mot i nxehtë do të mbizotëroj edhe sot në Kosovë andaj kërkohet që të respektohen këshillat e IKSHPK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme