Kosova U20 është renditur në vendin e 11-të në Kampionatin Evropian, Divizioni B.
“Dardanët” në ndeshjen për vendin e 11-të ka mundur Austrinë pas vazhdimeve me rezultat 78:67 (13:16, 20:12, 7:19, 20:13, 18:7).
Në periudhën e parë, austriakët për një nuancë ishin më të mirë, duke e fituar këtë pjesë 13:16, por Kosova u rikthye në çerekun e dytë, për të shkuar në pushim me rezultat 33:28.
Por, në periodën e tretë, austriakët u rikthyen sërish, ku e fituan këtë pjesë 7:19, por në dhjetë minutat dhe vendimtare, Kosova u rikthye dhe pas një fundi dramatik rezultati ishte 60:60.
Në vazhdime, basketbollistët e Kosovës ishin shumë më të mirë dhe triumfuan 78:67.
Te Kosova u dallua Jon Ismajli me 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa u ndihmua nga Bardh Istrefi me 14 pikë e tetë kërcime, Olsi Kurtaj me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Jon Ukaj me 14 pikë e tetë kërcime.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...