Kombëtarja U22 e Kosovës e volejbollit në rërë, në konkurrencën e femrave kësaj radhe, po ashtu ka siguruar finalen e madhe të Kampionatit Ballkanik, i cili po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, për këtë grupmoshë.
Ekipi i vashave “Dardane”, i përbërë nga volejbollistet Melirona Avdullahu dhe Yllka Jashari, siguruan finalen e madhe pasi në gjysmëfinale mposhtën ekipin e Turqisë 1 (Idil Gur/Ceylin Sayar), me rezultat 2-1 (22-20, 19-21, 15-7).
Ishte një fitore e vështirë por tejet e rëndësishme për vashat tona, të cilat nga fillimi i këtij Ballkaniku vazhdimisht kanë treguar paraqitje të mira.
Në finalen e madhe, kosovaret do të ndeshen me Turqinë 2 (Ecem Aksoy/Esra Demirkiran), të dielën, me fillim nga ora 20:10.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...