Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian U19 për hendbolliste.
Të dielën në ndeshje për vend të shtatë, Kosova e mposhti Letoninë.
Vajzat tona kanë dominuar që nga fillimi dhe kanë fituar me rezultat 36:31.
Kombëtarja jonë ka mbajtur epërsi solide gjatë tërë ndeshjes dhe ka festuar në fund.
Mirjeta Dinolli u shpall më e mira.
Ajo shënoi nëntë gola nga nëntë tentime.
Shtatë gola i shënoi Angjelina Krasniqi.
Pesë gola i kishte Elsa Kongjeli.
Kosova U19 e mbylli Evropianin me dy fitore e katër humbje.
Letonia i humbi të gjitha pesë ndeshjet.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...