Avokati kosovar, Besnik Berisha, i cili ka qenë në ndalim nga e enjta, tashmë është liruar.
Gjykata Themelore në Ferizaj ka refuzuar kërkesën për paraburgim dhe ka nxjerrë aktvendim për një masë alternative.
Ndaj Berishës, Gjykata ka marrë vendim për caktimin e masës “Ndalimi për t’iu afruar vendit apo personave të caktuar”, në kohëzgjatje prej një muaji.
Arrestimi i tij u cilësua i kundërligjshëm dhe arbitrar e madje edhe urdhër nga pushteti, për shkak të zërit kritik të avokatit Berisha ndaj Qeverisë.
Ndërsa ndaj të dyshuarve të tjerë, N.Xh., J.V., F.Z., A.S dhe R.C. është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji./sinjali
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...