Arsenal ka prezantuar futbollistin e West Hamit, Declan Rice.
Rice ishte pjesë e West Hamit nga viti 2017, duke bërë 204 ndeshje. Ai gjithashtu është pjesë e Kombëtares angleze nga viti 2019 ku ka realizuar dyzet e tri ndeshje. Skuadra e re nuk ka dhënë detaje se sa i ka kushtuar klubit reprezentuesi anglez.
Ndarjen nga West Ham Rice e ka përshkruar me nota emocionale.
“Te West Ham jam rritur aq shumë si person, lojtar dhe si kapiten. Nuk është e lehtë të them lamtumirë”, ka thënë ai.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka parë transferimin e futbollistit si vlerë të shtuar për skuadrën.
“Ne jemi vërtet të lumtur që Declan po na bashkohet. Ai është një lojtar me aftësi të jashtëzakonshme, i cili ka performuar në një nivel të lartë në Premier League dhe për Anglinë për disa sezone. Declan ka potencialin për të qenë shumë i suksesshëm këtu”, është shprehur ai./rtk
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...