Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, të mos e ndajë e mos e përçajë popullin, por t’i lë njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre.
Me anë të një postimi në Facebook, Hardinaj i thotë Kurtit se nuk e kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita, por e ka vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohet ta sundojë atë.
“Albin Kurti, tërhiqi mbrapshtë sejmenët e tu. Lëri njerëzit të protestojnë për të drejtën e tyre dhe mos e ndajë e mos e përçajë popullin.
Ato që dikur e ke shfrytëzuar si të drejta per vete, (protestat e demonstratat) mos provo t’ua ndalosh të tjerëve. Nuk ta kanë fajin veteranët, as shoqëria civile, as mediat, as gazetarët e as opozita! Fajin e ke vet që nuk po qeverisë me vendin, por po mundohesh ta sundosh atë”, ka shkruar ai.
Tutje ai tha se sot është me të gjithë ata që protestojnë në sheshet e Prishtinës./Arbresh.info/
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...