Kurti: Sulmi në Kuvend ishte i përgatitur, nga Pavarësia jam kryeministri më i përpiktë ndaj deputetëve

12:23 | 15 Korrik 2023
K.B

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti thotë se deputetët e opozitës nuk kanë pasur asnjë arsyeje që të sulmojnë kabinetin Qeveritarë në seancën e së enjtes.

Ai madje është i bindur se sulmi ishte i përgatitur e nuk ndodhi si pasojë e asnjë provokimi nga ana e qeveritarëve.

Kurti i ka lutur deputetët që për çdo çështje të organizojnë debate në Kuvend me argumente e kundër argumente, duke u shprehur i bindur se që nga Pavarësia është kryeministri më i përpiktë që iu është përgjigjur pyetjeve të tyre. /eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme