Lëvizje senzacionale në merkato, Lukaku fillon bisedimet me Juventusin

12:00 | 15 Korrik 2023
K.B

Romelu Lukaku gati të tradhtojë Interin dhe të veshë fanellën e rivalëve më të urryer të zikaltërve, atë të Juventus.

Sulmuesi belg ka mbajtur bisedimet e para me drejtuesit torinezë duke i lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi nga sezoni i ardhshëm.

Një lajm sensacional duke qenë se pak kohë më parë Lukaku shprehej i bindur se në Itali mund të aktivizohej vetëm në radhët e Inter.

Ditën e djeshme, Juventus ofroi 37.5 milionë euro, plus 2.5 bonus, për kartonin e belgut, por vendosi si afat datën 4 gusht, pasi të shitet Vlahovic.

Nga ana tjetër, Interi barazoi ofertën, duke marrë një miratim nga Chelsea, megjithatë avokati i Lukakut, Sebastien Ledurre nuk u përgjigj në telefon për të çuar përpara marrëveshjen./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme