Në mesin e tensioneve në veri dhe marrëdhënieve të acaruara me partnerët ndërkombëtare si BE-ja dhe ShBA-ja, Qeveria e Kosovës ka angazhuar një kompani lobimi në Uashington.
Në dokument thuhet se kompania lobuese e paguar nga Qeveria e Kosovës me shumen e 147 mijë eurove do të ofrojë këshilla strategjike dhe përfaqësim të huaj brenda Shteteve të Bashkuara.
Sipas kontratës së nënshkruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, kompania do të ofrojë këshilla, përkrahje dhe komunikim me degët legjislative dhe ekzekutive të qeverisë amerikane për të përmirësuar marrëdhëniet bilaterale ndërmjet ShBA-së dhe Qeverisë së Kosovës.
Kontrata, e nënshkruar më 26 qershor mes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës dhe përfaqësuesit të kompanisë lobuese, shqiptaro-amerikanit Avni Mustafaj ka hyrë në fuqi më 3 korrik dhe është e vlefshme për një vit.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?