Të enjten mbrëma, Dukagjini shkroi historinë duke debutuar në garat evropiane.
Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku mposhti 2:1 Europan, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.
Kjo ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një video, ku shihet portieri i klinasve, Kenan Haxhihamza, duke motivuar bashkëlojtarët para fillimit të ndeshjes.
“Krejt familjet tona janë ardhë me na pa. Në radhë të parë ata me i bo krenarë, në radhë të dytë qytetin, krejt. Djersën tonë me shpërblye, për tanë vitin që e kena bo mundin”, dëgjohet duke thënë ai.
Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 korrik, në Gjibraltar.
Në rast të kualifikimit tutje, Dukagjinin në raundin e dytë e pret skuadra kroate, Rijeka.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...