Kremlini ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit turk Erdogan në lidhje me zgjatjen e mundshme të marrëveshjes së grurit. Në një reagim për Interfax, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov tha se Rusia nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për një zgjatje të mundshme të marrëveshjes së grurit.
“Ne nuk kemi lëshuar asnjë deklaratë për këtë pikë,” tha Peskov.
Më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se Vladimir Putin ra dakord për të zgjatur marrëveshjen dhe që korridori në Detin e Zi për eksportimin e grurit nga Ukraina, të mbetet i hapur. Ai u shpreh shpresëplotë që marrëveshja, që skadon më 17 korrik, të zgjatet sërish. Erdogan njoftoi gjithashtu se Putini do të vizitojë Turqinë gjatë muajit gusht.A/2CNN
Vullneti zgjon banorët nga gjumi me zhurmën e enëve, ja reag...
Kukaj: Qeveria është e fokusuar në nisma skandaloze dhe dest...
Deschamps: Mbappe donte të vinte, por më mirë të mos ftohej
Stano: Heqja e masave ndaj Kosovës, ende në shqyrtim
Xheneta: Lela dhe Leo janë puthur
Policit i bie të fikët gjatë protestës së opozitës para Bash...