Valon Syla që në paraqitje tek kanali ONIMA, emisioni LLAF me moderator Shukin, fillon paraqitjen me një sjellje si babai kombit duke shprehë vërejtje dhe pakënaqësi dhe kur e sheh zhargonin e ngadalshëm të krijon përshtypjen që po mendon dhe po di çka flet ndoshta edhe e dinë çka flet, por diçka të mirë nuk besoj sepse kur e merr për bazë reagimin e shumicës e qytetarëve vlerësoj që është një konsensus i qytetarisë që nuk pajtohen me llojin e Valonit, së paku mos të mendohet kur flet sepse nuk thotë asgjë, por për habi krijon audiencë dhe sensacion që për fat të keq të promovohet kategoria e Valonit, vlerësoj që jemi hiq më pak shoqëri e çudirave që një pjesë të fajit e kanë mediat që i japin hapësire kategorisë valoniane.
Nëse kam ndarë kohë për me reagua duhet me pas së paku një arsye, pra arsyeja e vetme detektimi i gënjeshtrave, nënçmimeve, injorimeve dhe shpifjeve të tij. Kundërthënie me vetveten: reagon ndaj njerëzve me ngjyrë shprehet që shqiptarët janë racistë sepse njerëzve me ngjyrë ju thonë zezak ndërsa për diasporën dhe për besimet fetare shprehet lirisht “në emër të fjalës së lirë”, e gjithë energjia dhe e vetmja arsye me qenë në qendër të vëmendjes me ataku diasporën dhe besimet fetare në Kosovë. Jo logjike: shprehët Valoni “këta islamitët komunist, e palogjikshme të ishe në pushtet është dashur të je anëtar i partisë komuniste e me qenë anëtar i partisë komunistë rrjedhimisht me mohu Zotin.
Shpifja e radhës: prapë tenton që të përzien vajin me ujë thotë edhe feja grup i interesit, sa për kujtesë: Valon të jesh besimtar të vetmin interes ke me qenë mirë me Zotin e sa për interes mendoj që mban bajrakun sepse edhe këto shpifje i ke me këtë levë nuk do mend këtu. “E liria e tij nuk kë të ndalur” duke ofenduar qytetarin e Kosovës se si e organizojnë jetën, çka hajnë, çka pijnë, si veshën, lind pyetja po kush të pyet ty, dhe çfarë reference je për me marr si shembull.
Sikur nuk mjaftohet vazhdon duke ofenduar bizneset ndërsa pikërisht media e tij mbahet nga këto biznese ku edhe vet e pohon ndërsa për nivelin e bisedës mjafton me dëgju e sheh se çfarë formati flet për një institucion arsimor ku një pjesë e madhe e kolegëve të Valonit janë shkolluar pikërisht ne atë institucion ku duke i nënçmua atë institucion dhe kolegët e tij gazetar rrjedhimisht të lenë me kuptua, që ai ka një diplomë më kredibile.
Pra sikur nuk është mjaftuar me ofendimet ndaj diasporës, thot janë disa grupe qe thojn kemi të drejt reagon me cinizëm t’i ke drejt po duhet me mbërri (me arrit) d.m.th. ata janë gërnaqa, natyrshëm lind pyetja si arrite ti, Valon me sfond kombëtar dhe intelektuale nuk besoj. Pra e ofendon traditën e shqiptarëve në diasporë pse hajnë fli, e pasul, e pijen çaj e bën krahasimin me Gjirokastrën, sa për dijeni Valon në jugë të Shqipërisë dhe Gjirokastër hiq nuk ia lejnë lehtë gjuhës greke poshtu edhe dëgjohet muzikë greke pa dashur me i ofenduar por është fakt.
Me absurdja moderatori e plotson duke ofenduar diasporën duke u shprehë janë gjynah. Po moderator janë gjynah, janë dhimbje dhe plagë e popullit tonë por pa ata nuk do ishim tani ku jemi si në aspekt kombëtar dhe ekonomik e që pa ju besoj që askush nuk mbetet keq në Kosovë. Për kujtesë të opinionit dhe të kategorisë së Valonit kjo diasporë ka qenë promotor i çlirimit dhe financimit të rezistencës paqësore të Kosovës në vitet e 90-ta dhe në çlirimin e Kosovës po ashtu janë promotor i zhvillimit dhe një amortizues i importi që e ngulfat ekonominë e Kosovës ndërsa kur flasim për komunitetet fetare në Kosovë me përjashtim të kishës serbe, kanë qenë dhe janë në vijën e çështjes kombëtare, ku duhet me ia kujtua kategorisë se Valonit që Kuvendi i parë i LDK-së është mbajtur në amfiteatrin e Medersës Alaudin në Prishtinë. Po ashtu xhamit janë shndërrua në shkolla dhe poashut nga Bashkësia Islame e Kosovës janë mbledhur me mijëra të holla në përkrahje të luftës së UCK-së po ashtu janë me dhjetar imam dëshmor pa harruar kontributin e Kishës Katolike në Kosovë si në aspekt humanitar dhe strehim të refugjatëve shqiptarë pa dallim besimi.
Aizbergu ofendues i Valonit shkon deri aty duke përçmuar mbiemrin Gërvalla një sinonim i qëndresës dhe flijimit me shprehjen “kjo gervallka” mund të kemi vërejtje dhe pakënaqësi për punën e ministreshes por jo me ofendua mbiemrin e saj sepse jemi rrit me frymëzonin e babës dhe axhës së ministreshës (Jusuf e Bardhosh Gërvalla), dhe gjyshes së saj- nana Ajshe.
Gjate emisionit ofendon duke u shpreh që gjysma e Drenicës ose Vranjevci se si e prishin ramazanin sa qe i duket qesharake tento me ju dhëne leksione se si të prishet ramazani, paramendo me mbet populli me marr dije prej Valonit e barabartë me fundin e botës.
Nëse Valoni tenton që ta imponon veten si korrektues apo kritik ndaj dukurive në shoqërinë tonë rrjedhimisht kemi të drejtë të pyesim shkëlqesinë e tij cila është pikë mbështetje akademike dhe profesionale derisa mbahet mend në publik për shpifjet dhe ofendimet e tij. Pyetje publike për institucionet publike dhe institucionet që e mbrojnë fjalën e lirë duke filluar nga organet e rendit, prokuroria të cilat duhet të mirën me kategorinë e Valonit sepse specia e tij po ju bën probleme pikërisht këtyre institucioneve poashtu edhe Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës ku do duhej një reagim e tyre, nuk prish punë cili do ishte reagimi i tyre duke u distancuar apo jo nga kategoria e Valonit ndërsa çdo heshtje e tyre kam të drejt të vlerësoj që këto institucione pajtohen me Valonin që sa herë të i ipet rasti me fol ofendon besimet fetare, diasporën dhe shoqërinë në përgjithësi.
Si përfundim kush duhet të penalizohet shkaku apo pasoja pra shkaku është Valoni ndërsa reagimi im është pasoja por reagim përmes fjalës së lirë por kemi pas reagim dhe qërim të hesapeve me Valonin të qytetarëve që reagojnë me gjuhën e forcës diçka e papranueshme por diçka qe ka ndodhur. Me këtë ju bëj thirrje orageneve relevante të penalizohet gjuha e Valonit sepse është e papranueshme, ofenduese duke prekur ndjenjat dhe bindjet e qytetarëve poashtu prek kategori të cilat kanë kontribuar në shtet ndërtimin e Kosovës si mbiemra të ndritur si Gërvalla, diaspora, komunitetet fetare dhe qytetarët në përgjithësi.
Nëse flasë në vetën e parë nuk më pengon bindja e askujt në këtë rast edhe e Valonit, apo orientimi i tij, poashtu as kultura e të ushqyerit të tij çka pin e çka hanë. Me këtë reagim nuk dua të flas në emër të asnjë kategorie të shoqërisë, por jemi dëshmitar që si rezultat i sjelljeve dhe shprehjeve të kategorisë se Valonit kanë ndodh incidente pra nëse nuk mirën organet e rendit, prokuroria dhe drejtësia duhet të kenë të qartë që janë bërtas të përgjegjësisë për çdo incident të mundshëm në të ardhmen.
Ky shkrim është vetëm mendim i autorit dhe nuk është qëndrim i Arbresh.info, por i ekonomistit Mustafë Kadrijaj.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...