Google ADS

Gjiganti i Premier League-s përgatit ofertën për Neymari-n

10:15 | 14 Korrik 2023
K.B

E ardhmja e asit brazilian te PSG-së, Neymar ende është në dilemë.

Reprezentuesi i Brazilit është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Cheslea-n.

“Le Parisian” të premten shkruan se Chelsea po e monitoron me kujdes situatën e Neymari-t të cilin londinezët e shohin lojtar ideal për sezonin e ri.

Klubi nga “Stamford Bridge” thuhet se është gati të nisë ofertën për brazilianin nëse lojtari dëshiron të largohet nga Parisi.

Megjithatë, klubi parisien ende nuk ka marrë një vendim në lidhje për të ardhmen e ish-yllit të Barcelonës./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme