Rritja e pagës minimale, Kurti: Do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtor – po u mundësojmë jetë të dinjitetshme

23:12 | 13 Korrik 2023
E.H

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar Ligjin për rritjen e pagës minimale.

Më këtë rast, kryeministri i vendit, Albin kurti ka thënë se nga ky ligj do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtor, ndërsa bënë të ditur se nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët, shkruan Arbresh.info.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, i pari i qeverisë kosovarë ka falënderuar të gjithë deputetët që e votuan këtë ligj.

Postimi i plotë i Kurtit:

Po përmbushim edhe një tjetër zotim tonin, rritjen e pagës minimale.

Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë.

Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.

Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.

Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme.

Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Kuvendi miraton Ligjin për pagën minimale

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme