50-vjeçari shqiptar që u vra sot në Selanik dhe autori njiheshin prej kohësh me njëri-tjetrin.
Nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen e rëndë, ndërsa një nga pistat lidhet me një borxh që dyshohet se i kishin njëri-tjetrit.
Vrasja ndodhi në orën 12:30 jashtë një karburanti, në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. Pamjet që janë publikuar vijnë nga kamera e sigurisë së karburantit. 50-vjeçari shihet duke iu afruar një automjeti privat me ngjyrë të errët që nuk po lëviz dhe fillon të debatojë me shoferin. Teksa tenton të godasë me një send drejtuesin e mjetit, duke i futur duart në xhamin e hapur në pjesën e pasme të makinës, ai është qëlluar dhe bie i vdekur në rrugë. Më pas, shoferi largohet me shpejtësi dhe zhduket.
Oficerët e policisë së Departamentit të Krimeve Kundër Jetës së Selanikut po analizojnë videon në fjalë, teksa po grumbullojnë materiale edhe nga kamerat e sigurisë në zonë, për të gjetur drejtimin e makinës dhe për të arritur në gjurmët e autorit. Nga vendi i vrasjes janë mbledhur dy gëzhoja./TCH
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...