Christian Pulisic ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij te Milani, ku Chelsea ka marr 22 milionë euro përfshirë bonuset.
Reprezentuesi i Shteteve të Bashkuara fluturoi të mërkurën në mëngjes, bëri testet mjekësore, pozoi me fansat dhe më pas nënshkroi një kontratë katërvjeçare që zgjat deri në qershor 2027, me opsion për t’u zgjatur deri në qershor 2028.
Ai është lojtari i dytë që bën lëvizjen nga Chelsea te Milani këtë verë pas Ruben Loftus-Cheek.
Pulisic ka 57 paraqitje për SHBA-të dhe 23 gola.
Pulisic mbush 25 vjeç në shtator dhe ka qenë në Chelsea që nga shitja prej 64 milionë eurosh nga Borussia Dortmund në janar 2019.
Kostoja e këtij transferimi besohet të jetë rreth 20 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera bonuse.
Pulisic ka zgjedhur fanellën me numrin 11, që e mbante Zlatan Ibrahimovic.
Living the Rossonero dream 🇺🇸❤️🖤@pulisic #ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/oFFSwxBx37
— AC Milan (@acmilan) July 13, 2023
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...