Pas largimit nga salla të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi po vazhdon të mbahet normalisht seanca e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, po vazhdon edhe votimi i amendamenteve, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa, partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar sallën e me to janë larguar edhe pankartat.
Para se të largohej, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha theksoi se me largimin e Bislimit, janë plotësuar kushtet për vazhdim normal të seancës.
“Nxitësi kryesor i dhunës sot është zëvendëskryeministri, zotëri Besnik Bislimi. Më vjen mirë që e lëshoi sallën. Rezistenca jonë këtu dhe bllokimi, ka qenë pikërisht që ai dhe të tjerët ta kuptojnë që nuk munden me ardh këtu dhe me ofendu e dhunu deputetë në çfarëdo mënyre që ata mendojnë që duhet ta bëjnë ose mund ta bëjnë”, deklaroi deputetja Hoxha.
“Meqë zotëri Bislimi lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua, mendoj që tani janë kushtet normale për me vazhdu seanca. Jo me u votu e me vazhdu seanca nën presionin e policisë këtu brenda, sepse është shkelje e rregullores. Nuk jemi në masa të dhunshme, kurrkush kurrkënd s’e dhunoi. E dyta: unë e ftoj kryeministrin e Kosovës, të vijë e të na sqarojë për krejt çka neve jemi brengos dhe kemi ngrit sot si çështje në mëngjes dhe që është raporti me Radojçiqin dhe instrumenti juaj, zonja Kusari”, tha Hoxha./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...