Prokuroria e fton Lushtakun për intervistim pas përleshjes në Kuvend

19:09 | 13 Korrik 2023
E.H

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka pranuar ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për intervistim në lidhje me ngjarjet e sotme të dhunshme në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin për ftesën e ka konfirmuar vet Lushtaku përmes një postimi në Facebook, përcjell Arbresh.info.

“Sapo më njoftuan nga zyra e grupit tonë parlamentar të PDK-së, se kam pranuar një ftesë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, për t’u deklaruar rreth ngjarjes së sotme”, ka shkruar ai.

Tutje, Lushtaku tha se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, “pasi të përfundojë seanca në Kuvendin e Kosovës”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme