Google ADS

Szunyog dënon dhunën në Kuvend: Skena zhgënjyese, nuk është vendi për sulme fizike

18:19 | 13 Korrik 2023
E.H

Dhunën e sotme në Kuvend e ka dënuar Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai i quajti zhgënjyese këto skena dhe tha se në parlament nuk ka vend për sulme fizike, por duhet të mbizotërojë diskursi dhe shkëmbimi i ideve.

“Skena zhgënjyese të dhunës u panë sot në Parlament. Parlamenti nuk është vend për sulme fizike, por vend për të diskutuar propozime dhe politika në mënyrë demokratike. Diskursi dhe shkëmbimi i ideve janë themele bazë të demokracisë”, ka shkruar Szunyog./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme