Google ADS

Rrahja në Kuvend, Prokuroria Themelore e Prishtinës nis hetimet

17:00 | 13 Korrik 2023
E.H

Kanë nisur hetimet lidhur me sulmin e sotëm në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media, përcjell Arbresh.info/

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, sipas KPRK-së, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, si dhe ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po ashtu marrjen e deklaratave të palëve të përfshira në këtë rast”, thuhet në njoftim.

“Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do t’i ndërmerre të gjitha veprimet konform dispozitave ligjore të KPPRK-së, deri në sqarimin e plotë të çështjes në fjalë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme