Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar përsëri për dhunën fizike të ushtruar sot në Kuvendin e Kosovës.
Rama më herët në një postim në Twitter tha se të mos jesh dakord me kryeministrin Kurti është demokratike, por se ta shprehësh kundërshtinë me dhunë është të njollosësh veten, përcjell Arbresh.info.
Mirëpo, Rama me anë të një tjetër postimi tha se e “mbytën” miqtë nga Kosova se pse e ka mbrojtur Kurtin.
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme”, k shkruar Rama.
Rama, duke thënë se e di se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e botës demokratike, tha se uron që opozita të distancohet nga sjellja.
“Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!”, tha Rama./Arbresh.info/
Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por… pic.twitter.com/ahBsN5t8TS
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...