Osmani për rrahjen në Kuvend: Dhuna fizike dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve

14:44 | 13 Korrik 2023
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas ka reaguar pas konfrontimit të deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se përdorimi i dhunës fizike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve.

“Përdorimi i dhunës fizike si mjet për t’i adresuar pakënaqësitë, dallimet apo mosmarrëveshjet politike është dëmi më i madh që mund t’i bëhet institucioneve që janë ndërtuar me aq shumë mund e sakrificë. Kuvendi është gurthemeli i shoqërisë sonë demokratike, ku zëra të ndryshëm bashkohen për t’i përfaqësuar interesat e qytetarëve, ndaj dhuna nuk ka vend në tempullin e demokracisë dhe nuk mund të shndërrohet në mjet politik”, ka shkruar ajo, përcjell Arbresh.info

Tutje ajo tha se duhet ta riafirmojmë përkushtimin tonë ndaj demokracisë, mendimit ndryshe, sikurse edhe respektit të ndërsjellë, duke u mbështetur në sundimin dhe respektimin e ligjit.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërkohë sa po mbante fjalim, kryeministri Albin Kurti.

Gjithçka nisi nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu kur gjatë kohës sa po fliste kryeministri i vendit, Albin Kurti, ajo në foltore i dërgoi një figurë në të cilën ishte Kurti si animacion me një hundë shumë të gjatë, qe i bie se është një gënjeshtar.

I menjëhershëm ishte reagimi i Zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili e mori figurën e deputetes Musliu dhe e shqeu.

Kur pastaj ndërhyri deputeti tjetër i PDK-së, Mergim Lushtaku duke hedhur uj nga Kurti.

Situata më pas agravoi dhe kuvendi shkoi në pauzë prej 30 minutave.

Pas pauzës kryevendari, Glauk Konjufca dënoi këtë akt dhe tha se dhuna fizike në kuvend nuk mund të tolerohet.

“Duke e parë situatën, nuk mundemi ta vazhdojmë seancën në këtë mënyrë, kuvendi shkon në një pauzë prej dy orësh”, tha ai.

Me tu larguar Konjufca, i rrethuar nga truprojat u largua edhe Kurti, e pas tij i gjithë kabineti qeveritar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme