Pacolli për rrahjen në Kuvend: Jam i trishtuar nga pamjet!

14:23 | 13 Korrik 2023
L G

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfrontimit të deputetëve të PDK-së dhe ministrave të Qeverisë Kurti.

Pacolli, thotë se është trishtuar nga pamjet që ka parë në Kuvendin e Kosovës, raporton Arbresh.info.

“Ndjej keqardhje për atë që ndodhi sot në sallën e Kuvendit të Kosovës para syve të qytetarëve dhe botës. U përdorën metodat më të turpshme, dhe janë shumë të mërzitshme mënyrat e provokimit që u bëhen qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre nga disa anëtarë të Qeverisë për të mbuluar dështimet e tyre”, shkruan Pacolli në Facebook.

Po ashtu ai thotë se dhuna e çfarë do forme është e papranueshme.

Sipas tij, secili deputet është përfaqësues i popullit dhe duhet të zgjedh gjuhën, e të distancohet nga provokimet dhe dhuna./Arbresh.info/

Të ngjashme