Temperatura përvëluese në gjithë Evropën jugore

13:33 | 13 Korrik 2023
A Z

Një valë e të nxehtit ka përfshirë pjesë të Evropës Jugore dhe Afrikës veriperëndimore, me temperatura të cilat pritet të shënojnë rekord ditët e ardhshme.

Temperaturat pritet të kalojnë 40C (104F) në pjesë të Spanjës, Francës, Greqisë, Kroacisë dhe Turqisë. Në Itali, temperaturat mund të arrijnë deri në 48.8C (119.8F). Derisa alarmi i kuq është lëshuar në 10 qytete, përfshirë Firencen dhe Romën.
Të martën, një burrë rreth të dyzetave vdiq pasi u rrëzua në veri të Italisë. Mediat italiane raportuan se punëtori 44-vjeçar po pikturonte linjat e kalimit të zebrës në qytetin Lodi, pranë Milanos, para se të rrëzohej nga vapa. Ai u dërgua në spital ku më pas vdiq.

“Ne po përballemi me një valë të padurueshme të nxehti”, shkroi në Twitter politikani italian Nicola Fratoianni. Disa turistë në vend tashmë janë rrëzuar për shkak të goditjes së nxehtësisë, duke përfshirë një britanik jashtë Koloseut në Romë.

Vala e të nxehtit Cerberus – e quajtur nga Shoqëria Meteorologjike Italiane pritet të sjellë kushte ekstreme në ditët në vijim.

Temperaturat e larta kanë të ngjarë të vazhdojnë edhe në fundjavë. Në Pragë temperaturat mund të arrijnë deri në 36C (96.8F) të shtunën, Temperatura më e nxehtë ndonjëherë në Evropë prej 48,8 gradë Celsius (119,8 F) u regjistrua pranë Sirakuzës në ishullin italian të Sicilisë në gusht 2021.

Më shumë se 60,000 njerëz vdiqën në Evropë si pasojë e të nxehtit vitin e kaluar. Frika është se kjo valë e të nxehtit mund të shkaktojë shumë më shumë vdekje këtë verë.

Të ngjashme