Rama për rrahjen në Kuvend: Opozita të distancohet nga kjo sjellje, turp që sot i bën dëm Kosovës

12:47 | 13 Korrik 2023
A Z

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas përplasjes që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai tha se të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, por sipas tij, ta shprehesh kundërshtinë me forcë është njollosje ndaj vetes, zgjedhësve dhe krejt shtetit.

:Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës”, shkruan Rama në Twitter./Arbresh.info/

Të ngjashme