Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka përmendur çështjen e audio-incizimeve mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit, ku përmendet edhe krimineli Milan Radoiçiq.
Gashi në fillim të fjalës së tij tha se kishte dy pyetje për kryeministrin Kurtin.
Sipas Gashit, Kurti tregoi dje se Kusari – Lila ka autorizime dhe angazhime për të bërë numrat në kuvend.
“Kjo ishte përgjigja që e përfshinte kryeministrin në këtë komunikim, i cili përveç që është kriminal, është edhe komunikim kundër çdo vlere që përfaqëson shteti i Kosovës”.
“Kryeministri dhe qeveria e tij dallohen për skandale në vazhdimësi; skandali i komunikimit me një person në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga organet e drejtësisë së Kosovës dhe në listën e zezë të ShBA-së. Pra, me ‘izen’ e tij, është një skandal shumë i rëndë dhe ky kuvend nuk mund ta përballojë një gjë të tillë”, tha Gashi.
Tutje, Gashi tha se asnjëherë s’ka pranuar ftesë nga Kusari – Lila për të pirë kafe siç ka pirë ajo me Sllavko Simiqin e për të biseduar se si të stabilizohet kuvendi.
“Skandali tjetër është marrëveshja që u bë në Sllovaki, nga zëvendëskryeministri i cili thotë se duhet të tërhiqen 25% brenda 2 ditësh të forcave speciale në veri dhe 25% në vazhdimësi”.
“Sot ka më pak shtet në veri. Sot ka më pak raporte me partnerët ndërkombëtarë, të paktën në bazë të deklaratës së kryeministrit dje, i cili tha se Kosova është palë e pabarabartë në dialog si pasojë e sanksioneve”, tha Gashi./Arbresh.info/
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...