Deputetja nga radhët PDK-së, Eliza Hoxha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur për çështjen e audio-incizimeve mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit, ku përmendet edhe krimineli Milan Radoiçiq.
Në nisje të fjalimit të saj, Hoxha u është drejtuar deputetëve të LVV-së me “Zdravo”, duke shtuat se janë të shokuar nga ajo se çfarë kanë dëgjuar.
“Sa tronditës është nënshtrimi ndaj Slavko Simiq dhe Radoiçiqit për punët elementare të këtij Kuvendit po aq tronditës është qarja e hallit me punëtorin e Radoiçiqit për çështje të rëndësishme të interesit tonë shtetëror. Për çështjen e krenarisë tonë kombëtare, veteranëve të UÇK. Akuzoj para Slavkos njërin ndër komandantët më të shquar të UÇK, Ramush Haradinaj, akuzoi PDK-në për të cilën në të njëjtën bisedë Radoiciqi u ankua që PDK ja ka nxirë jetën dhe do ta luftoj atë deri sa të jetë gjallë, e fyeu rëndë nënkryetarin Uran Ismaili e shpifi ndaj shefit të Grupit Parlamentar Abelard Tahiri”, ka thënë Hoxha para deputetëve./Arbresh.info/
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...