Ka përfunduar tërheqja e 25 për qind e zyrtarëve të Policisë së Kosovës nga objektet komunale në veri dhe zonat përreth tyre.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në teren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të implementohet dje dhe ka përfunduar sot”, tha Elshani.
Ky vendim i ekzekutivit erdhi pas marrëveshjes së të martës në Bratisllavë për tejkalimin e situatës në veri, në piken e parë të së cilës thuhet që Kosova do të fillojë tërheqjen e zyrtarëve policorë në masën 25 për qind.
Tensionet në veri të Kosovës kanë vazhduar që nga fundi i majit, kur kryetarët shqiptarë hynë në ndërtesat komunale në veri, me ndihmën e Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...