Google ADS

Abdixhiku mban takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend

07:38 | 13 Korrik 2023
K.B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend.

Kësaj here Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë.

“Nesër (e enjte), në orën 15:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Takimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës duke filluar në orën 15:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme