Policia e Kosovës ka filluar që ta zbatojë vendimin e marrëveshjes së arritur dy ditë më parë në Bratislavë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Bëhet fjalë për zvogëlimin e menjëhershëm për 25 për qind të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
“Pas pranimit të vendimit të Qeverisë nga ana e Menaxhmentit të Policisë, i njëjti është dërguar në terren për ekzekutim. Vendimi i Qeverisë së Kosovës ka filluar të zbatohet”, ka thënë Elshani.
Kujtojmë se kjo marrëveshje është arritur të hënën ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të Dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak./Arbresh.info
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave