Qeveria e Kosovës ka publikuar dje katër pika, që sipas saj ndikojnë në shtensionimin e situatës në veri në raport me Serbinë.
Lidhur me këtë ekipi i Arbresh.info ka pyetur edhe qytetarët se si i shohin këto pika.
Njëri prej tyre tha se nuk duhet të kemi asnjë lidhje me Serbinë,
Kurse një tjetër tha se nëse e ka thënë BE, patjetër që duhet të bëhet.
Katër pikat janë këto:
• Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm nё masёn e 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Arbresh.info/
Shkon në 22 numri i të vrarëve në sulmin izraelit në një kom...
Edon Zhegrova shënon gol ndaj skuadrës së Strasbourg
Llapi fiton minimalisht në Ferizaj
Suhareka triumfon ndaj Feronikelit ’74
Nuk ndalet dhuna në futbollin kosovar, përleshen mes vete ti...
Aktivistët e ambientit bllokojnë portin kryesor të anijeve t...