Google ADS

Haxhiu: Janë gjetur trupat e tre personave të zhdukur nga lufta e fundit

17:36 | 12 Korrik 2023
E.H

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se janë gjetur trupat e tre personave të zhdukur nga lufta në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut.

“Ekspert nga IML, përfaqësues nga KQPZH të shoqëruar nga policia, EULEX dhe ICRC, kanë arritur të bëjnë zhvarrimin e tre trupave në Vidimiriq të Mitrovicës së Veriut, persona të zhdukur nga lufta e fundit ne Kosovë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook, përcjell Arbresh.info.

Pas pranimit të rezultateve të ADN, trupat do t’iu dorezohen familjarëve.

“Falenderoj ekipin për angazhimin. Nuk do të ndalemi deri sa të zbardhet fati i të gjithë personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë!”, tha Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme