Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara votoi për të dënuar incidentet e fundit të djegieve të Kuranit, por shumë shtete refuzuan që ta mbështesnin rezolutën, duke shprehur frikën se kjo mund të cenojë lirinë e shprehjes.
Pavarësisht dënimit të diskreditimit të librit të shenjtë të Islamit, votimi në këtë këshill solli më shumë ngjarje sesa unitet, me shtetet nga Evropa dhe Amerika që thanë se duhet më shumë punë që rezolutë të jetë më e fortë, përmes një vendimi unanim.
Pakistani dhe shtete të tjera të Organizatës për Bashkëpunim Islamik iniciuan debatin dhe rezolutën pasi një refugjat irakian dogji faqe të Kuranit pranë xhamisë kryesore në Stokholm muajin e kaluar. Ky incident nxiti reagim të ashpër nga shtetet myslimane në mbarë botën.
Këshilli për të Drejtat e Njeriut mbështeti rezolutën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik duke dënuar urrejtjen fetare. Për rezolutën votuan 28 shtete, 12 ishin kundër dhe shtatë abstenuan.
Britania, Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Kosta Rika dhe Mali i Zi votuan kundër rezolutës.
Ambasadorja e SHBA-së, Michele Taylor, kërkoi që të arrihet konsensus për rezolutën.
“Fatkeqësisht, shqetësimet nuk janë marrë seriozisht”, tha ajo.
“Më vjen keq që Këshilli nuk arriti të kishte zë të unifikuar në dënimin e atyre që të gjithë pajtohemi se janë akte të urrejtjes ndaj myslimanëve dhe në të njëjtën kohë të respektohet liria e shprehjes”.
Në Suedi, autoritetet lejojnë protestat ku digjet Kurani, duke u thirrur në lirinë e shprehjes. Edhe në janar, një protestues kishte djegur Kuranin në Stokholm, incident që ishte dënuar ashpër nga shtetet myslimane./rel
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...