Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar kadetët policor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.
Hoxha bashkë me stafin e lartë menaxhues dhe me bashkëpunëtorë nga ICITAPI-i nga Amerika kanë qëndruar për vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, atje ku gjenerata 58-të e kadetëve policor është duke vijuar trajnimin themelor, i cili është në fazën përfundimtare.
“Drejtori Hoxha, gjatë kësaj vizite inspektoi paradën policore dhe njëherit iu drejtua kadetëve me një fjalë rasti, ku çmoi lartë angazhimin e tyre dhe sfidat nëpër të cilat kanë kaluar gjatë kësaj faze trajnuese, e cila iu ka ofruar atyre mundësinë që të jenë zyrtarë policor të trajnuar sipas standardeve dhe praktikave më të larta ndërkombëtare të zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftimin e policisë
Hoxha, kërkoi nga kadetët që edhe pas përfundimit të trajnimit dhe daljes në detyrë zyrtare, të jenë të përkushtuar në zbatim të ligjit në mënyrë profesionale, efektive dhe efikas./Arbresh.info/
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...