Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se Organizata Free Press Unlimited – FPU i ka dhuruar një donacion gazetarëve që raportojnë në terren.
“Organizata Free Press Unlimited – FPU, me iniciativën dhe ndërmjetësimin e Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, i ka dhënë donacion AGK-së, mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë në terren ku rrezikohet siguria e tyre fizike”, thuhet në njoftimin e AGK-së.
Pjesa e parë e këtij donacioni që përmban 14 jelekë antiplumb, 16 helmeta dhe 17 pako për ndihmë të parë, është pranuar sot nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari.
Teksa pritet që brenda muajit të arrijë edhe pjesa e dytë e këtyre mjeteve.
Shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse për mediat do të bëhet duke marrë parasysh nivelet e rrezikut në vend.
Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinim me ECPMF-në dhe FPU, do të bëjë shpërndarjen e jelekëve me mbishkrimin PRESS për mediat qendrore dhe lokale, të cilat raportojnë nga veriu i vendit.
Kujtojmë se afro një muaj më parë shumë media u patën sulmuar nga bandat e Leposaviqit.
Duke raportuar për gjendjen në këtë komunë ishte edhe gazetari ynë Pleurat Salihu, bashkë me kameramanin Bashkim Xhukolli.
Bandat serbe kanë gjuajtur me shok bomba me gurë në drejtim të ekipit, ku kanë goditur gazetarin tonë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore në dorën e majtë.
lexo edhe:
Protestuesit serbë ia thyen krahun gazetarit të Arbresh.info
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...