Laporta: Kontrata e Messit ishte gati, por ai donte të luante në një ligë më pak presion

08:04 | 12 Korrik 2023
K.B

Presidenti i Barcelonës, Jaon Laporta e ka hapur edhe një herë tjetër temën e Lionel Messit, duke thënë se ishte vendimi i lojtarit për të mos iu bashkuar Barçës.

Laporta thotë se babai i Messit i ka thënë se ai donte që të luante me një ligë më të lehtë.

“Ne ramë dakord, por çdo gjë ka kohën e vet dhe ndonjëherë ritmet janë të ndryshme”, ka thënë Laporta për mediat katalanase.

“Kontrata u ra dakord, por kur LaLiga na dha autorizimin, babai i Messit më tha se Leo kishte pasur dy vite të vështira në Paris, se kishte vuajtur shumë dhe tani donte të luante në një ligë me më pak presion”, u shpreh Laporta.

“I thashë se ishte krejtësisht e kuptueshme.”

Kujtojmë, Messi ka nënshkruar kontratë me Inter Miamin, dhe në javët në vijim do të debutojë./kk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme