Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden do të vazhdojë me transferimin e avionëve luftarakë F-16 në Turqi në konsultim me Kongresin, tha të martën këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan. Ky vendim vjen një ditë pasi Ankaraja dha dritën jeshile për Suedinë që të anëtarësohet në NATO.
Turqia, e cila ka qenë pengesa kryesore në rrugën e Suedisë drejt aleancës atlantike, kërkoi në muajin tetor të vitit 2021 të blinte 20 miliardë dollarë luftëtarë F-16 të Lockheed Martin Corp (LMT.N) dhe gati 80 komplete modernizimi për avionët e saj ekzistues luftarakë, sipas Reuters.
Duke folur përpara një samiti të liderëve të NATO-s në Lituani, Sullivan tha se Biden “kishte qenë i qartë se ai e mbështeste transferimin”.”Ai nuk ka vendosur asnjë paralajmërim për këtë … Ai synon të ecë përpara me atë transferim,” u tha Sullivan gazetarëve, pa dhënë detaje të mëtejshme./abcnews.al
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...