Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka dënuar djegien e qëllimshme të shtëpisë së një personi të nacionalitetit serb në Istog.
Hovenier ka shkuar në vendin e ngjarjes nga ku e ka xhiruar një video dhe e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter.
Sipas tij, familja në fjalë ka të drejtë që të kthehet në pronën e tyre.
“Kjo shtëpi në Istog ka pësuar një zjarrvënie kriminale. E vizitova për ta parë vetë, me lejen e familjes, e cila synonte të kthehej në pronën e tyre. Unë e dënoj këtë sulm me zjarrvënie dhe këtë përpjekje për të frikësuar një familje që të mos ushtrojë të drejtën e tyre për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, ka shkruar ai./Arbresh.info
This home in Istok/g suffered a criminal arson attack. I visited to see it myself, with the permission of the family, who intended to return to their property. I condemn this arson attack, and this effort to intimidate a family from exercising their right to return to their home. pic.twitter.com/RsYhRrKioP
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 11, 2023
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...