Kosova ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj U20.
Dardanët e rinj kanë mundur Azerbajxhanin me shifrat 75:71 (18:18, 21:11, 18:20, 18:22). Kjo ishte fitorja e parë pas dy humbjeve, kurse Azerbajxhani ka tri humbje.
Ndeshjen e fundit në grupe, Kosova e ka kundër Ukrainës nesër (e mërkurë) nga ora 13:30.
Në çerekun e parë, Azerbajxhani kishte epërsi prej 11:18, por një seri prej 7:0 e Dardanëve, bëri që kjo pjesë të përfundojë 18:18. Kosova vazhdoi me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku e bëri dallimin më të madh dhe shkoi në pushim me rezultat 39:29.
Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje interesante, me Kosovën që kishte epërsi, por azerbajxhanasit e afruan në 72:71, megjithatë Dardanët e ruajtën epërsinë dhe fituan 75:71.
Më të dalluarit ishin Visar Ejupi me 28 pikë e nëntë kërcime dhe Olsi Kurtaj me 14 pikë e tetë kërcime.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...