Përfundon pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë

17:06 | 11 Korrik 2023
Arbresh

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka njoftuar se ka përfunduar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë të cilit i janë nënshtruaar 23 mijë nxënës të klasëvë të nënta.

Sipas njoftimit, nxënësit kanë qenë të sistemuar në 176 qendra të testimit, respektivisht në 1867 salla të tëstimit, shkruan Arbresh.info.

Në pjesën e dytë të këtij testimi, nxënësit janë përgjigjur në lëndët e Matematikës, Informatikës, Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë.

Sipas raporteve të deritanishme, për shkak të përdorimit të telefonave, edhe kësaj radhe në disa Qendra ka pasur largim të nxënësve dhe ndaj të njejtëve janë marrë masa.

Ministria e Arsimit bëri të ditur se rezultatet do të publikohen të hënën, më 17 korrik./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme