Kreu i Partisë së Lirisë në Shqipëri, Ilir Meta përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përkujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës, në 28-vjetorin e gjenocidit serb ndaj civilëve të pafajshëm në Bosnje dhe Hercegovinë.
Meta shprehet se “përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar.
“Nderojmë sot me dhembje kujtimin e mijëra viktimave të pafajshme të masakrës së Srebrenicës! Mohimi i gjenocidit, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe frymëzuesve të saj, si dhe përpjekjet për të ringjallur fantazmën e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, të fshehura pas projekteve ogurzeza për rishikim kufijsh e dominim të një vendi ndaj një tjetri, duhen dënuar me forcë dhe të marrin një dënim të merituar. Forcimi i bashkëpunimit rajonal, bashkëjetesës etnike dhe fetare, konsolidon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, për të ecur përpara drejt së ardhmes të përbashkët në Bashkimin Europian”, shprehet Meta./euronews.al/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...