Vitia viziton Spitalin “Sheikh Zayed” të Vushtrrisë, shprehet nevoja për infrastrukturë shtesë spitalore

15:36 | 11 Korrik 2023
Arbresh

Minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm të Vushtrrisë për të parë nga afër punën në këtë spital ku është pritur nga doktoresha Shefkije Shatri dhe personeli shëndetësor.

Në këtë takim u shpreh nevoja dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të kapaciteteve infrastrukturore të spitalit të Vushtrrisë që do t’i shërbejë rritjes së kapaciteteve të shërbimeve Emergjente dhe shërbimeve të reja për qytetarët e Vushtrrisë dhe jo vetëm, bën të ditur Ministria, shkruan Arbresh.info.

“Projekti parasheh zgjërimin e spitalit në hapsirën që është në pronësi të Komunës së Vushtrrisë duke dyfishuar kapcitetet infrastrukturore të tanishme që janë parakusht i ngritjes së cilesisë së shërbimeve shëndetesore, me theks të veçantë shërbimeve emergjente dhe pediatrike.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërkaq, kryetari i Vushtrrisë, Idrizi ka mirëpritur nismën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe menaxhmentit te spitalit dhe siç thuhet në njoftim, u zotua se në mbledhjen e ardhshme të asamblesë komunale do të procedohet kërkesa për pronën e kërkuar komunale që do t’i shërbejë zgjërimit të spitalit.

“Ky vendim do t’i hapë rrugë investimeve infrastrukturore, rritjes së gamës së shërbimeve shëndetesore dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetaret tanë.”

Ndër të tjera, në takim u diskutua dhe për ofrimin e shërbimeve primare në qytetin e Vushtrrisë, sfidat e implementimit të plotë të Konceptit të Mjekësisë Familjare, dhe projektet e përbashkëta me qëllim të ngitjes së cilësisë së shëbimeve ndaj qytetareve./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme