Juventusi i vendos çmim shumë të ulët Pogbas

15:15 | 11 Korrik 2023
KRG

Paul Pogba thuhet se ka marrë një ofertë fitimprurëse nga skuadra saudite Al-Ahli dhe Juventusi i ka vendosur një çmim të arritshëm francezit.

30-vjeçari francez ndezi thashethemet kohët e fundit pasi u pa në Jeddah. Përderisa natyra e vizitës dukej të ishte personale, raportet sugjeruan se vizitoi objektet e Al-Ittihad.

Klubet e Arabisë Saudite kanë shkaktuar valë në tregun evropian të transferimeve këtë verë, duke tërhequr një numër yjesh të njohur si Karim Benzema, Kalidou Koulibaly dhe Roberto Firmino.

Mediumi Gazzetta dello Sport detajon se si Al-Ahli i ka dërguar agjentit të Pogbas, Rafaela Pimenta, një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 100 milionë euro në total, me dëshirë që të përpiqet të bindë francezin që të shkojë në Ligën Pro Saudite.

Juventusi do të ishte i gatshëm ta linte 30-vjeçarin të largohej këtë verë dhe do të pranonte një ofertë me vlerë prej vetëm 10 milionë euro, duke i lejuar ata të bëjnë një fitim kapital pas ardhjes së tij në një transferim të lirë vitin e kaluar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme