Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas ceremonisë së hapjes zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë, ka thënë se ShBA-ja është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre.
“‘Bonevet’ ju ofron të rinjve nga Peja mundësi arsimi në fusha të ndryshme. E kam parë ndikimin direkt të ‘Bonevet’ në jetën e shumë të rinjve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenier.
I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
“Bonevet” është organizatë multidisiplinare, e cila merret me zhvillimin, aftësimin dhe praktikën e njohurive të ndryshme arsimore e teknologjike për fëmijë dhe të rritur. Deri më tani kjo organizatë ka pasur degë në Prishtinë e Mitrovicë. /eo
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...