Google ADS

Fanella e Messit nga finalja e Kupës së Botës ekspozohet në muzeun e FIFA-s

12:00 | 11 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Fanella e veshur nga argjentinasi Lionel Messi në fitoren e skuadrës në finalen e Kupës së Botës në Katar 2022 kundër Francës ndodhet tashmë në Muzeun e FIFA-s në qytetin zviceran të Cyrihut.

Veshja e kapitenit të Argjentinës ndodhet pranë asaj të francezit Kylian Mbappe në ekspozitën me rastin e Kupës së Botës FIFA 2022.


Messi udhëhoqi ekipin me gola vendimtarë.

Pesë nga shtatë golat e tij erdhën kur rezultati ishte 0-0, dhe tre prej tyre ishin penallti në pjesën e parë, duke përfshirë të parin nga dy golat e tij në finale.

Ylli argjentinas ishte përgjegjës për ngritjen e trofeut, një imazh që Argjentina e priste që kur u bë kampione në Kupën e Botës FIFA 1986 në Meksikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme