Kurti kujton masakrën e Srebrenicës: Një krim çnjerëzor në vetvete

11:43 | 11 Korrik 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë.

Kurti tha se Serbia vazhdon të mohoj këtë krim çnjerëzor.

“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti në Twitter./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme