Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se Turqia ka pranuar të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake. Stoltenberg, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson u takuan sot për të diskutuar shqetësimet e Turqisë rreth lejimit të Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.
Ku njoftim vjen në prag të samitit të NATO-s në Vilnius, Lituani dhe pasi presidenti turk tha më herët se do ta hiqte veton për Suedinë pasi vendi i tij të pranohej në BE. Suedia thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjen e Turqisë për t’u bashkuar me unionin evropian, raporton Sky News.
“I lumtur të njoftoj se pas takimit që prita me @RTERdogan & @SëedishPM, Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit të #Suedisë në Asamblenë e Madhe Kombëtare sa më shpejt dhe të sigurojë ratifikimin. Ky është një hap historik që i bën të gjithë aleatët e #NATO-s më të fortë dhe më të sigurt”, shkroi Stoltenberg.
Hungaria është tani i vetmi anëtar i NATO-s që nuk ka rënë dakord ende për anëtarësimin e Stokholmit në aleancë. /Abc news
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...