Deputeti i Lidhjes Demorkatike të Kosovës, (LDK), Avdullah Hoti ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të bisedës së shefes së Grupit Parlamentar Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me deputetin nga Lista Serbe, Slavko Simiq për Milan Radojiçiqin.
Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “përçmimi i Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës (me shprehjet: ‘Shtëpia e Verdhë’, ‘Amelika’, ‘Sekretari i Shtetit naiv’, ‘BE-ja tigër prej letre’ e marrëzi të tjera) dhe lavdet për Oliver Ivanoviqin nuk kanë qenë reagime të momentit.”, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, këto reagime kanë qenë të koordinuara.
Tutje ai e ka quajtur Kusari-Lilën ndërmjetësuese të Kurtit dhe Radojiqiqit duke thënë se shihet se e kryen punën me zell.
“Kjo zonja ndërmjetësuese, në emër të Kurtit, ka negocuar me atë që është në listë të zezë nga SHBA për shtrirjen e institucioneve të Kosovës në veri, për normalizimin lidhur me furnizimin dhe pagesën e energjisë e çështje të tjera.”, ka shkruar Hoti./Arbresh.info.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...